Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Edema ne kembe gjate shtatzenise

Jam shtatzene ne javen e 33 dhe qe nga java e 16 kam problem me kemben e djatht me rrin e ajur te zogu i kembes dhe kam shum dhimbje ne te sa qe nganjeher as nuk mund te peshoj ne te.pres ndonje pergjigje qfar mund te jet problemi

Fitore Kadriu (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fitore

Duke përjashtuar tensionin e gjakut si shkak i edemave, mund të thuhet se me rritjen e moshës së shtatzanisë, rritet mitra duke vështërsuar qarkullimin e gjakut nga enët e tij që kalojnë nëpërmjet barkut. Kjo situatë shkakton edemë/fryrje sidomos tek këmbët, të cilat bëhen më të dukshme gjatë lodhjes apo qëndrimit të gjatë në këmbë.

Për të lehtësuar këtë situatë, rekomandohet që disa herë gjatë ditës, shtatzëna të shtrihet me këmbë të ngritura mbi nivelin e trupit. Gjatë shtrirjes për gjumë, shtatzëna duhet të marrë pozicion majtas.

Gjithë të mirat.

/komuniteti