Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Femonden

Doktoreshe pas trajtimit te pare per pcos pasi nderpreva kontraceptivet yasmin pata serish crregullim dhe mosardhje te ciklit. Bera viziten dhe me ishin krijuar mikrokiste serish dhe doktoresha me dha te perdori femoden per 2 muaj. Problemi eshte se kur me ka ardh cikli muajin e pare me ka ardh ne daten qe u donte por ishte shume i paket dhe me ngjyre te erret ndersa muajin e 2te me ka ardh 5 dite me voneser pasi kisha pire pilulen e fundit te tabletes se kontraceptivave dhe cikli me ka ardh me ngjyre shume te erret dhe shume i paket. Mos kontraceptivat femoden nuk kane patur efekt ne permirsimin e ciklit dhe et vezoreve dhe cfar me keshilloni ?

Eni Eni (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eni

Estro-progestativët janë më të rekomanduarit për trajtimin e ovarit polikistik. Edhe femodeni është një prej tyre. Por trajtimi duhet të zgjasë deri në 6-të muaj. Gjakrrjedhja menstruale mund të vijë edhe më e pakët, por kjo nuk do të thotë se trajtimi nuk ka qënë efikas.

Gjithë të mirat.

/komuniteti