Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembje barku dhe sekrecione ujore

Pershendetje! Jam ne javen 36 plus 1. Kam nje jave qe me jep dhimbje barku dhe me heq barku max dy ndonjehere edhe tre here ne dite. Eshte dicka normale apo duhet te shqetesohem? Ah se harrova dhe linezi ditor me behet si i verdhe nuk kam shume sekrecione por kam si uje me behen mbathjet uje. Ju uroi gjithe te mirat.

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetkje Lorena

Diarreja nuk pjesë e shtatzënisë. Ajo mund të jetë si shkak i stresit ose i një ushqimi. Meqënëse diarreja nuk është e shoqëruar me të vjella, nuk përbën problem të rëndësishëm. Por nuk duhet të humbasësh shumë lëngje. Nëse zgjat më shumë se tre ditë, drejtohu tek mjeku.

Edhe rrjedhja vaginale e ujshme nuk është normale. Pa tjetër duhet të drejtohesh tek mjeku gjinekolog për të vlerësuar gjendjen e një infeksioni apo rrjedhjen e ujrave.

Mos neglizho dhe kontakto me patjetër mjekun që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti