Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja natyrale pas lindjes me operim

Lindjen e par e kam ber me operaccion cezarian.po per lindjet e tjera,esht kusht qe duhet te jen me operacion apo mund te jen edhe natyrale.ju uroj gjith te mirat!flm

Ama Dr (12 vite më parë)

Prof. Dr Sejdullah Hoxha - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Prof. Dr Sejdullah Hoxha

Përshëndetje Ama

Që të lindësh me rrugë vaginale pas lindjes me prerje cezariane, duhet të plotsohen disa kushte. Operacioni cezarian, të jetë realizuar me hapje segmentare. Periudha e pas operacionit, duhet të ketë kaluar e qetë, pa temperaturë, infeksion apo probleme të tjera shëndetsore. Gjithashtu duhet të ekzistojë një përputhje e shumë e mirë e përmasave të bebit, kokës dhe shpatullave me baçinin. Në këto kushte minimale, nuk ka përse lindja të mos kryhet në rrugë vaginale.

Vlerësimet dhe zgjedhjen e rrugës së lindjes e bën mjeku në bashkëpunim me shtatzënën.

Gjithë të mirat.

/komuniteti