Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ndikimi i stresit ne konceptim

Pershendetje doktoreshe. Une ka qe 5 muaj qe tentoj per shtatzani por pa rezultat. I kam bere gjitha analizat dhe me kane dale mire. Kam perdorur clomid 2 muaj dhe asgje. Vetem me eshte c`rregulluar cikli. Im shoq eshte shume i stresuar dhe mjeku tha qe pa hequr stresin nuk mund te mbetesh shtatzane. Cfare te bej a eshte e nevojshme spermograma apo a ka bdonje ilac qe te largoje stresin dhe te mbes shtatzane? Apo vetem spermogrami eshte kryesorja?

Mira Elda (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elda

Që të filloj një shtatzëni, dy janë faktorët kryesorë kanë ndikim. Është faktori femëror që do të thotë formim i ovulit në ditët e ovulacionit, kalueshmëri tubare normale dhe vaginë e qafë mitre pa infeksion dhe brënda parametrave të normës dhe faktori mashkullor që presupozon analizën e spermogramës brënda parametrave të normës. Nëse këta dy faktorë kombinojnë me njëri tjetrin, atëherë ndodh shtatzënia. Pra nga sa të shpjegova, rëndësia e spermogramës është e madhe. Këtë analizë është e rekomandueshme ta interpretoj mjeku androlog.

Edhe stresi i çiftit (i mashkullit dhe femrës) është një faktor dhe ndikues i infertilitet. Dominimi i tij mund të bëhet nga psikologu i cili rekomandon metoda psikoanalize apo medikamente.

Trajtimi me klomid mund të vazhdojë deri në një vit.

Ju uroj fat.

/komuniteti