Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pas lindjes

Pershendetje doktoresh kam 2 muaj qe kam lindur dhe gjat kesaj periudhe jam pastruar vetem 2 her nga nje jav dmth.ne kohen qe beja 40 dit nga lindja u pastrova ne jav pastaj kisha te kafta nje jav me pas cikel normal 7 dit pastaj u normalizova ne jav e tani prap me erdhi cikli a esht normale kjo?

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Pas lehonisë cikli mensturual duhet të kthehet në normalitet, por kjo varet edhe nga ushqimi me gji i fëmijës. Nëse fëmijën e ushqen në mënyrë të rreegullt me qumësht gjiri, cikli menstrual mund të vonojë deri në 6-të muaj e më shumë. Por nëse ushqimi me gji nuk është i rregullt, cikli menstrual mund të jetë i çrregullt.

Megjithatë bëj një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjendjen e kavitetit uterin dhe gjendjen e vezoreve.

Gjithë të mirat.

/komuniteti