Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Djegje e jashtme ne vagine

Pershendetje doktorreshe desha te bej nje pyetje sot ne msedit kam ndjer nje djegie ne vagin ne anen e jashtme ne bredi tek buzet e vagines dhe desha te pyes qfar mund te jete tani jam edhe ne fillimin e shtatzanis a mund te me demtoj diqka apo qqfar mund te jete ju lutem me ktheni nje pergjigje deri sa te bej termin tek mjeku im sepse jaam ne shum merak mos ka mundesi per nje abort apo jo sepse e kam prit sa koh kete shtatzani ju uroj gjitha tmirat

Blerina Rafuna (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerina

Ajo që përshkruan mund të lidhet edhe me ambjentin vaginal, i cili ndryshon gjatë shtatzënisë. Nuk dyshoj për asnjë problem, e sidomos që të lidhet me ndonjë abort të mundshëm. Por të këshilloj që të kujdesësh për pastërtinë vaginale, që do të thotë mos e tepro me të lara sidomos me sapunë apo larës të tjerë që nuk kanë pehash neutral dhe mos kërko që të jesh plotësisht e thatë. Kur të bësh vizitën e rradhës tek mjeku, bëja të pranishme gjendjen dhe ai mund të të kërkoj të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale.

Të uorj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti