javë pas jave
Përshëndetje Enea
Ka shumë metoda të planifikimit familjar, që mbrojnë çiftin nga shtatzënitë e padëshiruar. E kam shprehur edhe më herët se, përpara se të përdoret një nga metodat, duhet pa tjetër një konsultë me mjekun gjinekolog për të përshkruar një anamnezë, kryer vizitë gjinekologjike dhe realizuar disa analiza e ekzaminime të rëndësishme sepse mund të ndodhë që metoda e rekomanduar/përdorur të shkaktoj dëme në shëndetin riprodhues të gruas sidomos kur përdoren metodat hormonale të kontracepsionit.
Për më tepër të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun:
http://www.bebaime.com/perinatologjia/lehonia-planifikimi-familjar-pas-lindjes-
Mbrojtja ndaj shtatzënisë së padëshiruar nuk është faktor për mosmbetjen shtatzënë. Në kohën kur çifti e dëshiron shtatzëninë, realizimi i raporteve seksuale pa mbrojtje e siguron atë.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe, jam 21 vjeqare(e fejuar) ka 2 vite qe jam aktive ne jeten seksuale. Si menyre kontraceptive perdorim kondom. Deshta te pyes cila eshte menyra me e mire per ty mbrajtur? A te filloj te perdori ndonje tabblete kontraceptive apo cka, pasi qe njehere nuk planifikojme te kemi femije. Edhe diqka... kam degju qe nese mbrohesh gjate(per te mos mbetur shtatzene) me vone mundesh me pas probleme s'mundesh ma me mbet shtatezene, sa eshte e vertette? Pres nje pergjigje prej teje sa me shpejt. Te peshendes shume.