Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth duphason-it

Znj.Mimoza shpresoj te jeni mire! dua t'iu pyes rreth tabletave Duphaston qe perdoren per ta shtyer gjakderdhjen menstruale per disa dite ose jave. e kam nje udhetim shume me rendesi dhe nuk guxoj ti kem menstruacionet (edhe pse shume keq me vjen qe erdhi puna keshtu). a mund te me tregosh se sa dite para se ta pres menstruacionin duhet te filloj me perdorimin e tyre, dhe a eshte rrezik nese i perdor 2-3 jave? eshte hera e pare qe do ti perdor. ose ndoshta nese njihni ndonje bar tjeter sa me efiksa a mund te ma rekomandoni.

Sumejja Sumejja (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sumeja

Preparati duphaston nuk përdoren për të shtyrë gjakrrjedhjen e ciklit menstrual. Tabletat estro-pregestative janë tabletat që përdoren për trajtime të çrregullimeve menstruale, por nëse përdoren pa ndërprerje gjakrrjedhja menstruale nuk ndodh, pra ndërpritet. Trajtimi fillohet nga dita e parë e gjakrrjedhjes dhe pa e ndërprerë duhet konsumuar dy kuti rrjesht. Megjithatë nuk do të rekomandoj që të përdorësh medikamente për të shtyrë gjakrrjedhjen menstruale, pasi gjakrrjedhja menstruale është e natyrshme dhe duhet lënë të ndodhë.

Gjithë të mirat.

Sumejja Sumejja (12 vite më parë)
Faleminderit per pergjigjen!

/komuniteti