Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analiza

Pershendetje doktoresh, vlersoj shume pergjigjet e tuaja! Jam ne javen e 28 e ndiqem nga nje doktor aty ku punoni dhe ju, deri me tani gjithcka me ka shkuar mire por me cudit fakti qe doktori im nuk me ka rekomanduar te bej asnje analiz pervec atyre qe u ben 3mujorin e pare, e normale ekot e muaj pas muaji...eko morfologjike etj. Kam dy pyetje te rendesishme, A duhet te me kishte thene te beja ate analizen e sindromit Down mes javes 22-25?pasi degjoj shume nena qe e kan bere. Dhe se dyti, a nuk kam nevoj te perseris analizat e gjakut dhe te urines? Theksoj qe nuk ndjej ndonje problem....pervecse sekrecione te teperta pa ere. Faleminderit Shume

Mami Marsi (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsida

Në javën e 28-të e deri në fund të javës së 32-të të shtatzënisë, është praktikë që shtatzënave t’u kërkohet; analiza e gjakut komplet, ferritinemia, analiza e urinës komplet si dhe ekzaminimi ekografik obstetrikal. Mund të kërkohen edhe analiza dhe ekzaminime të tjerë, nëse gjendja dhe ecuria e shtatzënisë e kërkon. Këtu bëjnë pjesë edhe analiza për sindromin Daën e cila kërkohet të bëhet në javën e 12-të ose 16-18 të shtatzënisë.

Mos harro që shtatzëninë ta shoqërosh me marrjen e multivitaminave dhe suplementin me hekur, të cilat të rekomadoj t’i konsumosh edhe gjatë gjidhënies. Në javën e 28-të rekomandohet fillimi I tabletave me kalcium dhe fluor.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Mami Marsi (12 vite më parë)
Faleminderit doktoresh, edhe 20 kokerra multivitamina kam, si me keshillon te filloj dhe acidin folik (te cilin e kam perdorur 12 javet e para) ?

/komuniteti