Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Nderprerja e pilulave kontraceptive

Pershendetje doktorresh ka dy vjet e gjysem qe mbrohem nga shtatzanija me pilula kontaceptiv,tani mendoj qe eshte koha e duhur dhe e pershtatshme te kem femij tjeter dhe mendoj ti nderpres pilulat por kam ndegjuar nga disa nena se edhe pas nderprerjes duhet te kem shum kujdes nje koh te caktuar dmth duhet prap te ruhem me menyra te tjera nese kjo eshte e vertet sa gjat duhet te ruhem.. ju pershendes

Sabina Bina (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sabina

Menjëherë pas ndërprerjes së marrjes së pilulave kontraceptive, mund të tentohet për shtatzëni sepse ato nuk kanë efekte të prapambetura. Por, përpara se të tentosh për shtatzëni të rekomandoj të bësh këshillim parakoncepsional, i cili përmbledh bërjen e një serie të tërë analizash dhe ekzaminimesh për çiftin në mënyrë që shtatzënia të ketë ecuri të mirë deri në fund të saj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti