Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth tiroideve

Pershendetje dr.para nje jave dr ime me mur gjakun per disa analiza dhe me dulen qe kom tiroide nen funksion ...se di a i bjen qeshtu se me tha qe nuk po me punoijn mir kisha dasht me dit edhe prei teje sa zgjat sherimi i tyre me hapa dhe a ka gjasa per shtatzani flm per qdo koh tuajnen qe ndani me ne.

Essa . (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Esa

Gjendrat tiroide prodhojnë disa hormone të cilat janë faktor në fillimin e shtatzënisë. Niveli i tyre mund të i nevojshëm të mbahet nën kontroll edhe për gjithë jetën. Por kur kërkohet shtatzëni, duhet që pa tjetër që ato të jenë në një nivel të caktuar dhe prandaj mjeku rekomandon përdorimin preparate. Me këtë dua të them, që merr trajtimin që do të rekomandoj mjeku dhe me arritjen në nivel të duhur të hormoneve, shtatënia do të ndodhë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti