Folikula
2014 Ani
(12 vite më parë)
Përshëndetje Anila
Ekzaminimi ekografik tregon se folikuli rezulton me maturim brënda parametrave të normës. Nëse edhe rezultatet e ekzaminimeve të tjera të çiftit mbi faktorët që ndikojnë në fertilitet janë brënda normave, shtatzënia do të ndodhë.
Në se e shikon të arsyeshme më kontakto në SUOGJ “Koço Gliozheni”, Tiranë, nga e hëna deri të premte, nga ora 8.00 deri në orën 12.00, me numër kontakti 0692033965
Gjithë të mirat.
Prsh. Doktoresha bera nje kontroll eko , pasi po tentoj per shtatezani dhe me tha je shume mire. Ne eko pervec fotove ishte shkruar: " ka 1 folikul dominant ov dx me diam mesatar 19.3 mm. Ka endometer 3-libes, 10.2 mm te trashe, i rregullt. Nga kjo qe lexoni ju si ta kuptoj, a jam vertet mire? A eshte folikula ne rregull?