Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Beta hcg

Pershendetje doktoreshe, deshta ta dije se me kete rezultat te beta hcg a jam shtatzane 398.9?sot kam filluar te perdor acid folik me rekomandim Te mjekut,po theksoj se kam Dhimbje ne anen e djath ne fund te barkut dhe djegje ne shpine heras here?qfar mendoni ju?faleminderit per kohen e juaj.

Nora Nora (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nora

Vlera e beta hCG që shkruan, tregon për prani të shtatzënisë. Ke bërë mirë që ke filluar acidin folik dhe duhet ta përdorësh deri në fund të javës së 12-të të saj. Dhimbjet e lehta në fund të barkut në këtë periudhë të shtatënisë janë normale, nëse nuk janë të shoqëruara me gjakrrjedhje.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Nora Nora (12 vite më parë)
Po vesa kam pasur dy dite vones cikli dhe kam bere test me rezultoi pozitiv pastaj e kam bere edhe ate analizen e gjakut qe tregon sakt
vesa vesa (12 vite më parë)
tung nora dua te ptes a ke bere test si dhe a te ka kaluar koha e menstruacioneve

/komuniteti