Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pse nuk po mund te ngel shtatzene?

Pershendetje dokteresh kerkoj nga ju nje pergjigje ju lutem Une tentoj gati 3 vite per shtatzani kam pa kontroll ky eshte pershkrimi i gjinekologut :Mitra ne AVF me madhesi dhe struktur te rregullt .Endometri skeretor 12MM te dy vezoret jane mjaft folikuj ne vete porcioni me ndryshime inflamatore ne vete po ashtu edhe burri ka ba spermogramin Te levizshme 54% shpejt progresive 30% ngadal progresive 14% lokal te levizshme 10% te pa levizsheme 46% Spermocitogrami format normale 35% dhe format anormale 65% te lutem a jone keto vlera normale edhe pse nuk po mund te ngel shtatzes . Pres pergjigjje nga ana juaj e respektuara doktoresh

Gentiana As (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gentiana

Treguesit e spermogramës i vlerëson mjeku androlog. Prandaj kontaktoni një mjek të këtij profesioni, sepse ai di të japë trajtim nëse është e nevojshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti