Bromergon 2.5mg
Lulevera Gashi
(12 vite më parë)
Përshëndetje Lulevera
Përsëriti dhe një herë analizën e prolaktinës në një tjetër laborator, sepse kur prolaktina është normale pra brënda parametrave gjiri normalisht nuk rrjedh qumësht.
Gjithë të mirat.
Përshëndetje znj.Keta . me sugjerimin e gjinekologut tani është 15 ditshi i dyte qe jam duke përdor Bromergon 2.5mg. Kam bërë analizën e prollaktines me ka dalë 33.70, vlera normale si nuk gaboj ish deri ne 35,po kur e kam bërë një kontroll gjinekologu me ka dhënë këtë lloj barit ta përdori 15 nga dy ne dite ne mëngjes dhe në mbrëmje nga një. Kur e kam përfunduar kam shku ne kontroll prapë ne kohen e ciklit prapë me ka vazhdu këtë bari por tani nga dy ne mëngjes dhe dy ne mbrëmje për arsye se qysh ne herën e par kur me ka kontrullu e ka vërejt se kam qumësht ne gji,si mundet me ndodh qe analiza e prollaktines është ne vlerë normale e un kam qumësht ne gji. Qe një vit jam duke tentuar për shtatzëni Faleminderit!