Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Te dhenat e ultrazerit

Peshendetje. Ne javen 21+1 ne ultraze me dulen keto te dhena: bpd-57, ac-167, gl-34, fw-426, fl/bpd-59.65%, fl/ac-20.36%...Afi ne norm,..Rzf evidente..A jan normale?Mjeku me tha qe eshte pak perpara a eshte diqka jasht normales sepese kam degjuar qe bebet me peshe me te madhe kinse kan down sindrom,mjeku me tha qe eshte mir,kurrizi mir,hunden e kam par ne javen e 12..Me fal nese eshte e tepert kjo qe thash.Un jam regjim shtrati me shume,ha peme shume si dhe ushqime te pasura.Falemnderit per pergjigje

Mire Mire (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mire

Parametrat fetal, duket se janë diçka më shumë se mosha e shtatzënisë që shkruan. Ky problem ndodh jo vetëm për sindromën daën por edhe kur shtatzënat kanë të rritur sheqerin në gjak. Të rekomandoj të bësh glicemi esëll dhe kurbën e glicemisë. Të dhënat do i vlerësoj mjeku që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti