Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kam dyshime rreth IVF

Kam bere ivf para 16 dite, dhe te henen kam bere testin e bhcg me doli 2.0, mirpo cikli nuk me ka ardh ende, mjeku me tha mundesh me prit deri te henen e ardheshme dhe ndoshta ke mbet po ke shtatzani te vonshme.Terapine ma vazhdoj, une nede jam mire dmth nuk jam me cikel disa shenja i kam si marra mendje fryrje gjoksi dhe ndjeshmeri, dhe nje perzierje ne lukth, qka me sygjeroniu a ka mundesi te ndodh kjo gje apo ndoshta edhe terapija ka ndiku qe te me vonohet cikli, pasi qe une asnejeher nuk kam pas vones te ciklit gjdo her i kam pas gjdo 25 dite... Jam shum e shqetesuar per kete...Ju flm shum.!

Mimi Mimi (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Vlera e beta hCG-së, tregon që shtatzënia nuk është e pranishme. Vonesa e ciklit mund të ketë shkak trajtimin përgatitor që ke marë për të realizuar IFV. Trajtimin që të ka rekomanduar mjeku të cilit i ke besuar duhet medoemos ta vazhdosh dhe të bësh rikontrollin ditën që të ka caktuar ai.

Të uroj fat.

/komuniteti