Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth strijave në bark

Pershendetje e nderuar... cfare me preferoni te perdore kunder striave ne bark... per here te pare jam shtatzene, ne muajin e 6... me sa kam degjuar kremi per femije Becutan eshte shume efektiv, por une pres nje keshille nga ju... kaloni bukur...

Elena (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elena.

Në mënyrë të përgjithshme mund të thuhet se, striat nuk parandalohen. Shkaqet kryesore të formimit të tyre, janë gjendja shtatzënë, si dhe shtimi në peshë në mënyrë të shpejtë. Por këta faktor, gjejnë terren kryesisht në lëkurë jo elastike.

Nuk ekzistojnë medikamente për t’i hequr ato nëse janë formuar. Metoda të tjera edhe ka, edhe përdoren. Në tregun farmaceutik, gjenden preparate të cilat përmirësojnë situatën qoftë edhe estetikisht. Unë të rekomandoj që preparatin që do përdorësh, të marrësh nga mjeku dermatolog. Ai vlerëson gjendjen e lëkurës, dhe është specialisti i cili garanton që preparati që do përdorësh ka efekt pozitiv dhe nuk ka efekte anësore.

Të uroj çdo të mirë.

/komuniteti