Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pozicioni i bebit

Mirembrema doktor jam ne javen e 28 isha ne vizite te gjinekologu dhe me tha qe bebin e kam me koke te nalt 'mrapsht' tha qe te flej ne krahe te majte, desha ta di edhe mendimim tend qfar me thua te bej faleminderit ntm.

Bebushja Bebushi (12 vite më parë)

Prof. Dr Sejdullah Hoxha - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Prof. Dr Sejdullah Hoxha

Përshëndetje Halide

Në përgjithësi, pozicionin përfundimtar të lindjes fëmija e merr duke filluar pas javës së 30-të të shtatzënisë. Ka raste kur fëmija e ndryshon pozicion pas kësaj periudhe. Por kjo ndodh kur fëmija është i vogël në gjatësi dhe peshë dhe hapsira uterine mundëson lëvizjet dhe rrotullimet fetale. Uroj që të ndodhë kështu, por edhe nëse nuk ndodh që fëmija të marrë pozicion në kokë (cefalik), mjeku përcakton paraprakisht strategjinë e lindjes duke vlerësuar faktorët e mundshëm.

Të uroj shtatzëni të mbarë dhe lindje të sukseshme.

/komuniteti