Lengu amniotik
Jasmina J
(12 vite më parë)
Përshëndetje Jasmina
Ka disa shkaqe përse ndodh pakësimi i ujrave fetale (të bebit). Kjo mund të ndodhë nga pamjaftueshmëria e funksionit të placentës ose humbja e lëngut nga plasja e parakohshme e membranave. Pakësimi i ujrave mund të të ndodhë edhe nga një anomali të veshkës së bebit apo të rrugëve urinare duke prodhuar më pak urinë.
Shtimi i marrjes së lëngjeve nuk ka rezultat, por mundet që një rregjim shtrati të jetë i dobishëm.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje . un jam ne javen e 22 te shtatzanis dhe gjate ekografise mjeku me tha qe kam pakesim te lengut amnotik dhe te premten duhet te shkoj te bej nje eko morfologjike per te pare se mos ka ndonje anomali ne zhvillimin e frytit . ju lutem doktoresh me tregon se nga vjen ky pakesim pasi doktori nuk me tregoj dhe cfare mund te bej qe te shtohet sasia e lengut amniotik ??