Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Topxoplazma igm

Pershendetje dr. Mimoza Jam ne javen e 10 te shtatezanis dhe kam nje infeksion te toxoplazmes igm ,vlera Kufitare 0.92 0.8 negative 1.0 pozitive Qka me kshilloni ju qe ki infeksion te me largohet .

Ferdi Tahiri (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ferdi

Në shtatzëni trajtimi i infeksioni të toxoplasmozën akute është i domosdoshëm. Ky trajtim ul ndjeshëm kalimin e infeksionit tek bebi.

Në tremujorin e parë të shtatzënisë rekomandohet trajtimi me spiramicin, 3-4 gram në ditë nga goja për tre deri katër javë. Edhe azitromicina mund të jetë një alternativ përdorimi për pacientët që janë alergjik ndaj spiramicinës.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti