Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mpirja e duarve ne shtatzani

Jam ne javen e 35 te shtatzanis dhe qe nga java e 27-28 me mpihen duart dhe me dhambin eshtrat shum a mund te jet per shkak te shtatzanis apo te bej nje vizit mjeksore. Ju falemnderit.

Drena . (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Drenusha

Gjatë shtatzënisë, nervat nuk funksionojnë mirë tek duart pasi ato shtypen tek shpatullat rreth zonës së qafës ku kalojnë. Kjo ndjesi, shfaqet afër fundit të shtatzënisë dhe pas lindjes, zhduket. Të këshilloj, që për periudhën deri në lindje të kufizosh kripën, si dhe mund të bësh disa ushtrime të lehta për çmpirje.

Të uroj shtatzëni të mbarë

Drita Ss (12 vite më parë)
Pershendetje Drenusha, Une e kam pasur problemin e njejte ne shtatezani vetem se jo vetem duart por edhe kembet me kane dhimte shume. Aq shume sa as gjum nuk kam mundur te bej, sidomos 2 muajt e fundit. Perafersisht edhe 6 muaj pas lindjes kam pase probleme te tilla por dhimbja ka qene pak me e moderuar. Pas 6 muajve me kaloi sikur te mos kisha pasur kurr dhimbje

/komuniteti