Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzeni pas abortit

Pershendetje, Muajin e kaluar ciklin e kam pasur me 15.12.2013 ku kam pas abort spontan ne javen me 4.kam bere strishot me kane dal mire,tash jam shtatzan prap.po kam dhimbje te lehta te barkut dhe dhe shpines por pa gjakderdhe.jam duke perdorur previt omega 3.sa mund te jete me rrezik perseritja e abortit spontan? faleminderit

Edona Edona (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Edona

Dhimbjet që ankon në këtë periudhë të fillimit të shtatzënisë, konsiderohen normale nëse nuk shoqërohen me gjakrrjedhje. Sa më shpejt të drejtohesh tek mjeku obstetër-gjinekolog për vlerësuar gjendjen e shtatzënisë aktuale si dhe ta informosh për abortin spontan që të ka ndodhur më parë. Mos harro të fillosh të marrësh acid folik, të cilin duhet ta përdorësh deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë. Gjithashtu duhet të marrësh edhe multivitamina sepse organizmi nuk është i aftë për të plotësuar kërkesën me vitamina, minerale vetëm me anë të dietës ushqimore.

Mjeku gjithashtu do të këshilloj për mbarëvajtjen e shtatzënësi.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti