Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur duhet bërë testi, pas sa kohe?

Pershendetje doktor.


Po te drejtohem me nje pyetje doktor, nese kishe pas mundesi te me pergjigjesh, ciklin e fundit e kam pas me 18.09.2011, nuk jam mbrojtur fare d.m.th kam deshire per te pasur nje femije, kur mund ta bej nje test me kuptu a jam shtatzene a jo apo si duhet te veproje, pres me shprese te me kthesh nje pergjigje, te lavderoje per punen qe beni.


Gjithe te mirat.

Andrra (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Andrra,

Pyetja jote eshte shume e ngjashme me pyetjen e nje vizitoreje tjeter te bebaime.com.

Qysh sot eshte e mundur qe ta marresh vesh a je apo jo shtatzene. Hormoni beta-hCG rritet qe ne fillim te shtatzenise, keshtu qe nese cakton vleren e ketij hormoni me siguri te qindperqindte merret vesh se a je apo jo shtatzene. Por, une nuk ta rekomandoj qe te besh kete test. Prit deri ne daten kur i pret menstruacionet dhe nese ke vonese atehere duhet te konfirmohet se shtatzenia eshte brenda ne miter. Nderkohe, te rekomandoj te marresh acid folik 400 mikrogram. Mos merr asnje bar pa u keshilluar me mjekun, sepse ekziston rreziku qe te ndikojne negativisht te fryti.

Uroj qe te te vonohen menstruacionet dhe pyetja jote e ardhshme te kete te beje me kontrollin rreth shtatzenise!

/komuniteti