Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A eshte i demshem përdorimi i co-almacin gjate shtatzanise?

Përshendetje. Unë që po ju shkruaj, jam ne javen e 11 të shtatzanisë së parë. Pas disa shqetësimeve në traktin urinar, kam bërë urono kulturën dhe jam disagnostifikuar me e.Coli. Mjeku i cili e përcjell gjendjen time, në bazë të antibiogramit me ka dhënë co-almacin (amoxicillin/clavulanic acid). Ju lutem, a mund të kem edhe konfirmimin tuaj se ky lloj antibiotiku është i sigurtë për përdorim gjatë shtatzënisë? Nese po, cila eshte doza dhe kohëzgjatja e trajtimit me këtë antibiotik? Mbes me shpresë që sa më parë do të marrë përgjigje nga ju. Punë të mbare dhe cdo të mirë.

Zana Zani (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Zana

Deri në javën e 12-të të shtatzënisë nuk është i rekomanduar trajtimi me antibiotikë. Pas javës së 12-të të shtatzënisë, mund të përdorësh antibiotikët që të ka rekomanduar mjeku të cilën besoj se e ka rekomanduar duke u mbështetur në antibiogramë. Dozën e rekomandon mjeku që lëshon recetën dhe trajtimi mund të të zgjasë 7-të ose 10-të ditë dhe tre javë pas trajtimit duhet bërë rikontroll.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti