A duhet të shqetësohem?
Edlira
(15 vite më parë)
Përshëndetje Edlira
Një shtatzëni normale, jep edhe edemë të lehtë të organeve gjenitale dhe hiperpigmentim të tyre.
Për çarjet që ke vërejtur në thithat e gjirit, përdor kompresa “multimam” për ta mbajtur të butë dhe të qetë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje. Jam ne javen e 29 te shtatzenise. Ka disa jave qe organi me duket me i fryre se normalisht por shqetesime nuk kam pas, shtatzenia ka vazhduar normalisht deri tani. A duhet te shqetesohem per kete gje? Edhe nje gje tjeter me shqeteson, majet e gjinjeve i kam te cara tek vrima, a duhet te perdor ndonje krem per sherimin e tyre se kam frike se mos me nxjerr probleme gjate ushqyerjes me gji?