Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje shpine dhe barku ne fillim te shtatzenise

Pershendetje doktoresh kam nevoj per keshillen tende, jam ne javen e 6 te shtatzanis mundime nuk kam as te vjellura nje gje me shqeteson nganjeher gjate dites ose nates kam nga pak dhimbje barku dhe shpine , dhimbjet e barkut Jan nganjeher si ngerq dhe kam gazra gjakederdhje nuk kam as mestracione te kafta vetem ato dhimbje me shqetesojn se esht edhe shtatzania ime e pare dhe shqetesohem per gjdo gje pres pergjigjen nga ju e nderuar.

Ema Ema2 (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ema

Të uroj për fillimin e shtatzënisë. Dhimbjet e barkut konsiderohen normale, nëse nuk janë të forta dhe të shoqëruara dhe gjakrrjedhje. Në të kundërt, drejtohu menjëherë tek mjeku gjinekolog. Dhembjet e shpinës zakonisht paraqiten për shkak të ndryshimeve në trupin femëror dhe ndryshimeve hormonale të cilat ndodhin gjatë periudhës së shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti