Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Granuloma. A duhet ta trajtoj apo jo?

A mund te hiqen gjate lindjes pucrrat nga lindja paraprake? Pershendetje doktoreshe.Une tani jam shtatezane por qe ne lindjen e dyte,doktoresha me konstatoi gjate vizites 2 pucerra ne hyrje te vagines dhe me tha qe nuk jane cist por granuloma dhe tha qe te jane shkaktuar nga lindja e pare gjate qepjes se epizotemise.Ajo me tha qe duhet ti heqin gjate lindjes.kur bera lindjen e dyte nuk mi hoqen por thane se gjate lindjes nuk hiqen sepse eshte e rrezikshme.Tani une jam prape shtatezane dhe pres te lind perseri.Jam ne merak,a e kam neglizhuar une si rast kete dhe a eshte e nevojshme qe te hiqen ato pucerra gjate lindjes,ato as nuk jane zmadhuar,as nuk me paraqesin problem por nuk e kuptoj a duhen trajtuar a jo?

Nefisa E (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nefisa

Nëse janë granuloma, tratimi i tyre në rrugë kirurgjikale nuk bëhet gjatë lindjes por në kohën që gruaja është jashtë shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Nefisa E (12 vite më parë)
Doktoresha une nuk kuptova nje gje qe heqja e tyre behet me deshire per estetike apo duhet te trajtohen se ka rrezik per tu bere cist.theksoj se nuk jane te zmadhuara por te vogla dhe nuk pengojne pra heqja e tyre behet ne te mire te shendetit tim apo per estetike ?

/komuniteti