Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Testi HCG

Pershendetje doktor. Desha te ju pyes testi HCG te tregon neqoftese ke ngelur shtatzene ne javet e para dhe e ke humbur 3 javesh, dhe te vijne mujoret ne daten e caktuar mbasi te mbaroje cikli mujore te besh testi HCG te tregon se ke qene shtatzene dhe e ke humbur? Ju lutem me ktheni pergjigje.

Joana (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Joana,

Gonadotropina korionike humane (hCG) eshte hormon i cili prodhohet gjate shtatzenise. Prodhohet nga qelizat e trofoblastit. Funksion i hCG eshte qe ta mbroje dhe ushqeje qelizen veze te fekonduar. Vlera e hCG mund te zbulohet me analizen e gjakut 11 dite pas koncepcionit (domethene rreth 4 dite perpara dates kur nje grua i pret menstruacionet e ardhshem, pra perpara se t'i vonohen menstruacionet), kurse me analizen e urines nja 3-4 dite me vone (pra 13-14 dite pas koncepcionit). Normalisht vlera e hCG dyfishohet çdo 72 ore.

Nese vie deri te aborti, vlera e hCG do te kthehet ne vleren normale 4-6 jave pas abortit (pra te nje gruaje joshtatzene qe duhet te jete me pas se 5 mUI/mL). Sa shpejt do te bie vlera e hCG varet se sa javeshe ka qene shtatzenia dhe rrjedhimisht sa ka qene vlera e hCG.

Pyetjen e ke bere ne nje fjali shume te gjate dhe nuk i sigurt nese e kam kuptuar mire. Megjithate u perpoqa qe te te informoj lidhur me hCG dhe nese pergjigjen nuk e ke brenda rreshtave te mesiperm, mos hezito dhe me shkruaj serish!

/komuniteti