Era e keqe
Gabi
(15 vite më parë)
Përshëndetje Gabi
Zakonisht lohjet zgjatin deri në 40-të ditë, pas datës së lindjes, por nuk shoqërohen me erë të keqe. Ka mundësi të jetë një infeksion vaginal, prandaj bëj një vizitë tek gjinekologu, për të parë mundësinë e kryerjes së analizës dhe kulturës së sekrecioneve vaginale apo trajtimit me diagnostikim sindromik.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje, ka 1 muaj e gjysme qe kam lindur dhe ka 2 jave qe kam pasur gjakrrjedhje, tani me jane paksuar por kane nje ere shume te keqe, a ka diçka ketu apo eshte normale? Dhe a mendoni se jane duke mu ndalur krejt? Shpresoj per pergjigje, ju faleminderit.