Kur duhet bërë testi, pas sa kohe?
Hija
(15 vite më parë)
Pershendetje Hija,
Qysh sot eshte e mundur qe ta marresh vesh a je apo jo shtatzene. Hormoni beta-hCG rritet qe ne fillim te shtatzenise, keshtu qe nese cakton vleren e ketij hormoni me siguri te qindperqindte merret vesh se a je apo jo shtatzene. Por, une nuk ta rekomandoj qe te besh kete test. Prit deri ne daten kur i pret menstruacionet dhe nese ke vonese atehere duhet te konfirmohet se shtatzenia eshte brenda ne miter. Nderkohe, te rekomandoj te marresh acid folik 400 mikrogram. Mos merr asnje bar pa u keshilluar me mjekun, sepse ekziston rreziku qe te ndikojne negativisht te fryti.
Pershendetje Dr. Memli. Desha te ju pyes se kur duhet bere nje test i shtatzenise, mbasi te kalon data kur duhet ardhur cikli i rradhes, apo mbas sa dite? Menstruacionet e fundit i kam pasur me daten 18.09.2011, nuk jam mbrojur fare se kam deshire te mbes shtatzene, pres nje pergjigje nga ana juaj, ju pergezoj per punen qe beni.