Sekrecion ngjyre kafe ne shtatzeni
Minushe Gashi
(12 vite më parë)
Përshëndetje Azemine
Të rekomandoj ta ndërpresësh përdorimin e indometacinës, pasi mund të japë probleme në zemrën e bebit sepse jep (ductus botalli apertus) anomali në zemrën e bëbit. Në vënd të saj përdor medikamente të tjera që relaksojnë muskulaturën e mitrës si spasfon, phloroglucinol etj. Utrogestanin vazhdo ta marrësh nga goja ose vaginal. Nëse gjakrrjedhja shtohet, mos prit mjeken që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë, por drejtohu te një mjek tjetër obstetër-gjinekolog pasi mund të jesh përpara një rrezik aborti. Qëndro shtrirë sa më gjatë të jetë e mundur dhe evito qëndrimet e gjatë në këmbë apo punët e lodhshme.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje dr, Jam shtatzan ne javen e 9 , eshte shtatzania ime e dyte Kam qen dy here te mjeku prej se e kam kuptu qe jam Shtatzane mjekja me than qe nuk ka diqka per tu shqtsuar Po shihet pak gjak ku eshte bere ngjizja nuk eshte hematom Dhe mire je vazdhdoje punen normalisht se aj gjak ka shku lart Dhe ndodh qe nuk del hiq dhe tha se nuk jam ktu 5 jave po ti mos u shqetso Se nuk ke nevoj per kontroll deri sa te kthehna une Edhe une jan ndi mire shume po te premten kam pas pak gjakderdhje E kam ndjek udhzimet e mjekes e qita nje supp. Indometacin dhe utrogestanin jam duke e marr 3 here , tash gjak nuk kam po kam sekrecion ngjyre kafe , dhimbje nuk kam ju lutem qka me keshilloni sepse mjekja qe e percjell shtatzanin nuk mundem Te kontaktoj deri sa te kthehet , Dashta te ju kujtoj se shtatzanin e pare kam pas hematom Dhe kam qendruar shumicen e kohes regjim shtrati Po ne kete te dyten po nihna ma mire veten se jam e shqetsiar per At sekrecion ngjyre kafe Ju falendeoj shume .