Rreth shtatzënisë
Luljeta Arifi
(15 vite më parë)
Përshëndetje Luljeta
Me kaq të dhëna sa përshkruan, nuk mund të përcaktohet prania ose jo e një shtatzënie. Trajtimi që të ka dhënë mjeku ka shërbyer për të stimuluar ovulacionin, rezultatin e të cilit duhet të ishte vlerësuar ekografikisht rreth ditës së 14-16 të ciklit menstrual, që janë ditët më të mundshme të ovulacionit. Nëse dyshon për shtatzëni, mund të bësh beta HCG-në e cila përcakton me mundësi më të lartë praninë e shtatzënisë.
Të uroj që sa më shpejt të takon një shtatzëni.
Pershendetje Dr Mimoza, jam 29 vjeçare, e martuar qe 4 vite dhe nuk kam femije, kam bere analiza, mire me kane dale. Me 13 shtator i kam pas menstruacionet, kam perdore Tamifen dhe nje injeksion Pregnyl. Cdohere i kam pas çdo 28 dite, kesaj here prape me kane ardhe me 13 por ngjyra nuk eshte si tjera here por e kuqe shume e mbyllte, a eshte e mundshme tash me mbet shtatzene pasi kane ndryshu data dhe ngjyra dhe kur eshte koha e ovulimit? E pres pergjigejn tuaj,me respekt Lulja.