Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësime

Sot bera viziten e pare dhe ekon, problemi qendron se ne eko del qe nuk ka fetus te zhvilluar, analiza e gjakut me nxjerr 5 javeshe. A mund te di pse shkaktohet ky problem, a ka shanse te zhvillohet do me ndikoje ne te ardhmen? Ju lutem pres nje pergjigje, jam shume e shqetesuar. Faleminderit.

Geta (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Geta, shtatzenia ndodh kur bashkohet qeliza veze me spermatozoidin. Fillimisht ne miter me eko shihet vetem qesja e shtatzenise dhe me vone ne brendi te kesaj qeseje mund te shihet edhe embrioni. Embrioni fillimisht shihet vetem si nje pike e bardhe e cila rritet vazhdimisht. Pak para javes se 7 duhet te shihet embrioni dhe zemra duke rrahur.

Mos u shqeteso, prit edhe nje jave dhe perserite ekzaminimin ultrasonografik. Ne ekzaminimin e ardhshem do te shihet embrioni. Nderkohe, shenje rreziku eshte gjakderdhja. Prandaj, nese ke gjakderdhje patjeter konsultohu me gjinekologun.

/komuniteti