Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa cm duhet te jesh e zgjeruar qe te besh nje lindje natyrale?

Mirembrema doktoreshe desha tju pyesja sa cm duhet te jeshe gjere qe te besh nje lindje vaginale sepse une jam ne javen e 39 por jam vec 1cm e gjere? A kam ndonje mundesi te bej lindje vaginale apo me operacion? Faleminderit naten e mire

Artida Dogani (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Artida

Në lindjet natyrale, qafa e mitrës hapet deri në 10 cm gjatë proçesit të lindjes. Por që të vlerësohet që lindja duhet të bëhet natyrore apo më operacion cesarian, mjeku që i ke besuar ndjekjen e proçesin e lindjes duhet të bëjë vlerësimin ekografik të diametrave të kokës së bebit dhe pelvimetrinë (që është vlerësimi i përmasave të baçinit të nënës).

Të uroj lindje të mbarë dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti