Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mase ne formen e pucrres afer anusit

Pershendetje, doktoresha! Jam shtatzane ne javen e 37 dhe kam vene re kohet e fundit nje mase ne formen e pucres qe me ka dale afer anusit. Duke lexuar kuptova se mund te jete hemoroide. Doja tju pyesja nga se shkaktohen, si mund te trajtohen, a jane problematike duhen kuruar me ndonje ilac apo largohen vete dhe nese do tme ndikojne negativisht gjate lindjes apo jo? Ju faleminderit ! Gjithe te mirat !

Ola Ola (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ola

Hemorroidet janë vena të zgjeruar përreth anusit, të cilat shkaktojnë kruarje, dhimbje dhe gjakrrjedhje. Hemorroidet bëjnë që me jashtëqitje të rrjedhë gjak, kurse kur provoni të defekoni keni dhimbje. Këto paraqiten gjatë shtatzënisë, sepse venat relaksohen nën ndikimin e hormoneve të shtatzënisë. Zakonisht tërhiqen shpejt pas lindjes. Nëse vuani nga hemorroidet:

1. Hani ushqim të pasur me fibra si dhe fruta e perime. Poashtu pini shumë lëngje, sepse e parandaloni kapsllëkun i cili përkeqëson hemorroidet;

2. Mos qëndroni në këmbë për një kohë të gjatë;

3. Bëni ushtrime për të përmirësuar qarkullimin e gjakut;

4. Kur fleni mbani këmbët pak të ngritura (futni nën këmbë ndonjë libër të trashë);

5. Për ta lehtësuar dhimbjen përdorni akull.

6. Nëse hemorroidet dalin jashtë anusit, provoni që t’i futni brenda;

7. Këshilloni mjekun dhe kërkoni nga ai që t’ju japë ndonjë pomadë për t’i lyer hemorroidet. Nuk ju rekomandoj që të përdorni metoda të cilat nuk janë dokumentuar shkencërisht se janë të sigurta dhe efektive.

Gjithë të mirat.

Ola Ola (12 vite më parë)
Ju falenderoj per pergjigjen doktoresha, por kjo mase deri tani me ka dhene vetem ndonjehere kruarje, nuk kam patur as djegie as ndonje hemoragji...madje gjate periudhes se shtatzanise nuk kam patur as probleme me kapsllekun. Ju si me rekomandoni ta trajtoj tani apo pas lindjes dhe ju lutem a do tme sjelle probleme gjate lindjes? Ju faleminderit!

/komuniteti