Vonimi i periodave
Luis Luis
(15 vite më parë)
Përshëndetje Lindita
Gjatë periudhës që fëmija ushqehet me qumësht gjiri, menstruacionet mund të vijnë edhe të çrregullta, por, nuk mund të përjashtohet edhe mundësia e një shtatzënie. Për tu siguruar mbi dilemën e krijuar, të këshilloj të bësh testin e shtatzënisë dhe ekografi.
Gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuara zonja Keta, une e kam djalin 5 muajsh, ne muajin e kaluar me erdhen menstruacionet per te paren here me 7 shtator ne kete muaj dhe ende s`me kane ardhur sot i 14, djalin e kam ne gji, a mos flitet per shtatzeni perseri dua te theksoj se nuk i kam pasur me rend menstruacionet po spo di qka eshte ne pyetje?! E pres pergjigjjen tuaj me padurim.