Per hemorroidet (kur nuk je shtatzene por tentoj)
2014 Ani
(12 vite më parë)
Përshëndetje Anila
Pomadat antihemorroidale, janë preparati më i mirë i dominimit të hemorroideve. Gjithashtu të rekomadoj të përmirësosh rregjimin ushqimor, duke shtuar produkte me fibra dhe zarzavate e fruta. Nuk duhet të përdorësh ushqime pikante dhe djegëse dhe duhet të kufizosh deri në maksimum ushqimet e gatuara me pjekje dhe skuqje. Reduktimi i qëndrimit të gjatë në këmbë, është një këshillë tjetër e cila ndihmon në reduktimin e daljes së hemorroideve dhe dhëmbjes që ato shkaktojnë.
Të uroj gjithë të mirat.
Prsh. doktoresha, te lutem une tentoj per shtatezani, por kam ca kohe qe kam vene re hemorroide shoqeruar me gjak kur shkoj ne banjo, dhimbje dhe kruarje. Te lutem a ka ndonje ilac apo mjekim/krem/pomade, qe te me ndihmoje per kete, ndonje emer saktesisht? Nuk dua te marr edhe ilace nga goja sepse ngaqe po tentojme per shtatezani dhe sdua te pi ilace keshtu, vetem te lutem me ndihmo me ndonje krem apo pomade. Per shkak te punes qe bej duke qendruar gjithmone ulur, ndoshta kjo edhe i ben shume keq por skam ca bej se kam punen ashtu.