Cfare eshte fedam?
Elda L
(12 vite më parë)
Përshëndetje Elda
Nëse preparati që ka rekomanduar mjeku është estro-progestativ dhe meqë të është rekomanduar vetëm një kuti, do të thotë që periudha gjatë të cilit merr trajtimin nuk është një mundësi për shtatzëni. Pas kësaj periudhe, vezorja e “shplodhur” në këto ditë dhe e nxitur nga preparatet e tjera të cilat janë stiumulues të ovulacionit, do të ketë mundësinë të prodhoj një folikul të maturuar. Me këtë proçedurë, mundësia për shtatzëni është e madhe.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe! Pasi bera nje vizit te gjenekologja ,pasi kam 7 muaj qe nuk po mbes shtatzan dhe periodat disa cikle ikam pasur me pika pastaj me vinin bollshem.Doktoresha me tha te perdor fedam ilac qe ka 21 kokra dhe me tha do ndihmojn qe periodat te vin bollshem dhe te pastrohesh me tha.ndihmojne dhe per te mbetur shtatzan tha.nderkoh qe diten e 5te te ciklit tjeter do te jap disa ilace te tjera per te mbetur shtatzan.kam merak per keto kokrat e fedam qe po pi pasi mesa lexova keto te ndalojne shtatzanine. doja te dija mendimin tuaj .faleminderit