Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tentimi per shtatzeni

Kisha nje pyetje,kam nje vit qe tentoj per nje shtatzani po akoma asgje ,pyetja eshte se kam degjuar se te pish uje te ftohte te ben dem,nuk jam e sigurt qe mund te jete shkak uje i ftohte ne mos ngeljen shtatzane? Pres nje pergjigje sa me pare nga ju. Ju uroj gjith te mirat e nje dite te mbare

Rita Hoxha (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rita

Deri më sot nuk kam dëgjuar një pohim të tillë, që konsumi i ujit të ftohtë është pengesë për fillimin e shtatzënisë apo të influencojë në fertilitet. Meqënëse ka kaluar një vit duke tentuar për shtatzëni dhe ajo ka munguar, të rekomandoj të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog për të bërë disa analiza dhe ekzaminime, si për ty dhe bashkëshortin dhe që kanë të bëjnë me shëndetin riprodhues.

Gjithë të mirat.

/komuniteti