Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa sukses ka clomid pas nje aborti?

Persh dr mimoza.Para pes muajsh pata nje abort spontan.Me dat 22 me erdhen mesturacjonet dhe me dat 23 vazhdova te perdor clomid deri me dat 28 dhe me 29 me dha nje ampul choriomon 5000 i.U me e ba. Nersa me dat 30 me tha te kryejm mardhanje dhe me shku me u kontrollu te doktori prap..Te lutem me thuaj a eshte keshtu perdorimi i ketyre ilaceve!Se une e di se vezet hapen diten 13.14

Ani Ani (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ani

Në klinikën ku unë punoj, ampula choriomon 5000 IU aplikohet në fazën e dytë të ciklit menstrual pasi mjeku ka vlerësuar ekografikisht që folikuli është maturur. Pas 32 deri 48-të orësh pas injeksionit, rekomandohet kryerja e raporteve seksuale.

Të uroj fat.

/komuniteti