Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli menstrual

Pershendetje Jam shume kurioze te di se cfare po ndodh me ciklin tim me heret e kisha cdo 28 dite muajin e kaluar 25 tani me erdhi ne diten e 24 dua ta ceki se po kete muaj kam filluar tentim per shtatezeni, por sic e ceka me erdhen ne diten e 24 ju lutem rekomandimet e juaja

Vesa Vesa (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vesa

Nuk po e konsideroj problematik lëvizjen e ditëve të ciklit menstrual, por të rekomandoj që të bësh një ekzaminim ekografik në ditën e 13-të për të vlerësuar maturimin e folikulit. Nëse folikuli nuk merr madhësinë e duhur, atëherë lind nevoja për të stimuluar ovulacionit.

Gjithë të mirat.

Adnila Ada (12 vite më parë)
Mir dita doktoresh, me fal nese te shqetsova jam nja vajz nga kosova qytet gjilan. Deshta te bej nje pytje se kam fillu te kem pak shqetsime te lumem me keshillo. Kam pasur shum qrregullim me ciklin menstrual jo vetem tash po edhe ma hert. Po tash kam shum shqetsim. Para 1 muji kam qen ne nje kontroll edhe me ka then doktori se kam nje cist te vogel ndoshta per ket arsye kam qrregullim. Por 1 vit ma heret kam qen edhe ateher me kan then se kam nja cist ne anen e djath. Qe 3 muaj kam gati qdo dit ciklin menstural, menstruacionet e bardh me vijn te kafta dhe me er shum te keqe, me dhemb fundi i barkukt. Nganjeher kam dhimje te madhe por qe me kalojn shpejt. Nuk e di qfar te bej te lutem me ndimo pak. Me respekt Herolinda Robelli.

/komuniteti