Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rezultati i pap testit

Prsh dr mimoza...un sot mora rezultatet e papa testit mirpo nuk mora shpjegimin e duhur nga mjeku e jam ber marak, ndoshta mundesh me ma spjegu pak me hollsisht se qka kam... kto jan rezultatet........tipi i mitres-1.strisho konvencionale....sistemi i reviduar i bethesdas-7,abnormalitetet e qelizave epiteliale..........infeksione-10,bakterie kokoide......ndryshime reaktive-14,inflamacion(perfshire regjenerim)...qelizat e sheshta-20,qelizat e sheshta atipike (asc),merendesi te percaktuar (asc-us).....flm shum paraprakisht per punen e palodheshme

Nadi <<>> Eda (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Rezultatet tregojnë se ka ndryshime në qelizat e qafës së mitrës, të cilat mund të jenë edhe si pasojë e infeksionit të pranishëm. Mjeku duhet të të japë trajtim medikamentos ndaj infeksionit nga goja dhe lokal. Pas trajtimit të vlerësohet situata me kolposkopi.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti