Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ciste di naborth ne qafen e mitres

Prsh kam nje ciste naborth 9mm ne qafen e mitres ,kte ma thane pas nje ecoje qe bera se kam shume dhimbje barku e therrje ne fund te barkut e gjithe dhimbja me kalon ne shtyllen kurrizore ,ju lutem me ndihmoni cte bej si hiqet?jam e shqetsuar se me kane thene qe e kam mitren utero antiverso ,me kane thene te dale nga jashte e te drejtuar nga veshkat edhe me duket si e veshtir per te ngel shtatzen ne kte form ,me jepni nje keshill a ka ndonje pozicion ose cduhet te bej te ngel shtatzen ?flm

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta

Ovula Nabothi tregojnë prani të infeskioneve të herë pas hershme në qafën e mitrës, të cilat nuk janë trajtuar ashtu si duhet. Heqja e tyre bëhet me djegie që është një proçedurë e lehtë dhe jo e dhimbshme. Pas trajtimit të infeksionit dhe nëse nuk ke problem me maturimin e folikut, shtatzënia do të ndodhë dhe kjo nuk varet nga pozicioni i mitrës.

Gjithë të mirat.

/komuniteti