Sekrecionet kafe
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Shkurte,
Të rekomandoj të ndjekesh këshillat e mjekut gjinekolog. Qëndro sa më shumë shtrirë, mos qëndro gjatë dhe lodhshëm në këmbë dhe evito punët e rënda. Evito përkohësisht raportet seksuale.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje Dr.Mimoza, Qe nga java e 7 e shtatezanise kam pas sekrecione ngjyre kafe,te cilat zakonisht zgjasin 1 deri 2 dite kohepaskohe dhe pastaj me perseriten prape pas disa diteve ose maksimumi pas 1 muaji nga rrjedhja e meparshme.Tani jam ne javen 19+4 dhe para dy diteve prape me jan perseritur keto sekrecione.Tek gjinekologu qe kontrollohem asnjeher nuk ka mundur te dije arsyen per kete problem,vetem me ka preferuar te pushoj me shume.Dje isha tek nje gjinekolog nga Gjermania dhe me konstatoi se kjo lloj gjakederdhje vjen nga placenta me shperthimin herepas here te kapilareve te formuar ne placente dhe me preferoi te pushoj me shum dhe sa me pak stres. Tani dua te di sa eshte e rrezikshme kjo gjendje. Faleminderit