Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mbijeton femija ne nje miter te ndare pergjysem?

Nje e afermja ime eshte shtatezene dhe eshte 2 muajshe.Problemi eshte se mitra e saj eshte e ndare pergjysem,keshtu e ka qe nga lindja.Ne njeren nga gjysmat eshte femija por ai kerkon te zhvillohet.Aktualisht ajo eshte ne marrjen e disa medilamenteve te keshilluara nga gjinekologu.Ai i i tha qe duhet te presi e te shohi si do zhvillohet.Ajo qe dua te di eshte nese mund te jetoje nje femije ne nje miter te tille?C'duhet te beje ajo?Faleminderit.

Vaje Vathaj (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vaje

Shtatzënia mund të zhvillohet normalisht dhe të shkoj deri në fund me shumë sukses. Ka raste kur kjo shtatzëni mund të abortohet dhe nëse kjo ndodh, atëherë duhet kryer histeroskopi kirurgjikale e cila korrigjon këto lloj anomalie.

Aktualisht e afërmja tënde duhet të ndjekë këshillat dhe trajtimet që i ka dhënë mjeku.

I uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti