Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhje nga kontraceptivet

Doktoreshe ju lutem nje mendim dhe nje keshille , ju kam treguar dhe me heret qe po perdor kontraceptivet Klaira , por kete muaj qe eshte muaji i dyte une po kam gjakderdhje dhe me shum te kafta qe nga dita e 19 dmth qe kur piva pilulen e 19 dhe mbreme piva pilulen e kuqe te 25 dmth por deri sot vazhdimisht kam te kafta , sot kam dhe shenjat e mestracioneve po kam dhimbje barku dhe koke por ajo qe me shqeteson eshte se pse kaq shume heret fillova me gjakderdhje nje shoqe me kritikoi dhe me tha qe ne momentin qe ke gjakderdhje duhet ti nderpresesh kontraceptivet ndersa une vazhdova dhe i piva ?! a ka ndonje gje per tu shqetsuar a thua do te me vije cikli normal ?

Era A A (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tina

Ke vepruar shumë drejt që nuk e ke ndërprerë kontraceptivin qlaira dhe duhet ta mbarosh deri në përfundim të kutisë. Menstruacionet do të vijnë me mbarimin e kutisë. Meqë ke patur shqetësime dhe gjakrrjedhje me përdorimin e këtij kontraceptivi, kontakto mjekun që t’i ka rekomanduar për të ndryshuar llojin e kontraceptivin.

Gjithë të mirat.

/komuniteti