Rreth shtatzënisë
Irida
(15 vite më parë)
Përshëndetje Luljeta
Me kaq sa të ka ndodhur apo me kaq sa më shpjegon, nuk është e mundur të të them se je apo jo shtatzënë. Nëse e sheh të arsyeshme, pas një jave bëj testin e shtatzënisë për të vërtetuar dyshimin tënd.
Sinqerisht uroj që të bëhet ashtu siç dëshiron.
Pershendetje znj. Mimoza.
Jam 22 vjece dhe doja tju pyesja rreth mundesise per te ngelur shtatzene. Kam kryer marredhenie me te dashurin tim, rreth nje muaj me pare dhe 5 dite pas aktit me ka ardhur cikli menstrual. Nderkohe kete muaj kam nje vonese prej 10 ditesh te ciklit. A eshte normale kjo vonese apo ka mundesi te kem ngelur shtatzene? E di qe duhet te bej testin e shtatzenise per te pare nese jam apo jo shtatzene, por jetoj ne nje qyteze te vogel ku ka vetem 2 farmaci dhe nese shkoj te kerkoj testin, ka per ta marre vesh gjithe qyteza kete gje. Ju lutem te me kuptoni dhe te me ndihmoni.
Ne pritje te pergjigjes tuaj, me respekt Irida.