javë pas jave
Përshëndetej Ervina
Mola është degjenerim vezikular i shtatzënisë. Mola e pjesshme, më shpesh ndodh nga një gabim në fekondim ku një ovul normal fekondohet nga dy spermatozoidë që çon kështu në një kariotip triploid. Diagnoza e molës së pjesshme bëhet me ekografi dhe me matjen e beta HCG-ve. Në shumicën e rasteve në molën e pjesshme, është më pak e mundshme që ekografia të zbuloj vezikulat, por nuk dallon embrion. Evakuimi/zbrazja e kavitetit të mitrës, është i detyruar.
E rëndësishme është ndjekja më pas, për të evituar çdo komplikacion që mund të japë mola idatiforme. Pas pastrimit, çdo javë duhet të përsëriten dozimet e beta HCG-ve, deri sa të arrihet vlera negative e tyre tre herë rradhazi. Më pas bëhet një dozim në muaj, për 6-të muaj rrjesht dhe kryhen rregullish çdo muaj vizitat gjinekologjike.
Një rekomandim i rëndësishëm, është fillimi i shtatzënisë derisa vlerat e beta HCS të jenë normale për 6-të muaj rrjesht.
Gjithë të mirat.


Pershendetje Doktoreshe!
Para dy javesh bera kuritazh pasi embrioni nuk ishte zhvilluar. Biopsia nxorri si shkak mole hidatiforme inkomplete. Dua te di se nga se shkaktohet kjo? A mund te perseritet prape, dhe sa problem do te kete ne nje shtatzeni te dyte? Flm.